“Për motive të ...”, ja çfarë thuhet në raportin e Policisë për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

Aktuale

“Për motive të ...”, ja çfarë thuhet në raportin e Policisë për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh lidhur me vrasjen që ndodhi dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, 36-vjeçari, “për motive ende të panjohura”, ka shtënë me armë zjarri ndaj ish-gruas së tij dhe vëllait të saj, ku e ka vrarë 21-vjeçaren dhe e ka plagosur vëllain e saj, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 12.04.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje."

21-vjeçarja me inicialet E.C, është vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale. I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, një 36-vjeçar me inicialet V.A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat