Deputetja e AAK-së: Takimet për dinarin s’kanë transparencë, Qeveria nuk po i tregon marrëveshjet

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Takimet për dinarin s’kanë transparencë, Qeveria nuk po i tregon marrëveshjet

Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:22
Time Kadrijaj

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj takimet e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i ka vlerësuar pa transparencë.

Kadrijaj thotë thotë se s’ka informata deri ku ka shkuar dakordimi.

“Siç nuk e keni informata ju as ne se nuk po ka transparencë aspak në raport me publikun. Herën e fundit e pamë një dakordancë që është arrit dhe nuk kemi informata se deri ku kanë arritur ose cila është ajo marrëveshje. Ajo çka është kuptuar nga BE ka qenë spostimi i implementimit të kësaj marrëveshje për rregulloren e BQK të mos fillojë menjëherë të implementohet”, deklaroi Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së vlerëson se Qeveria aktuale nuk po i sjellë të mira Kosovës.

Ajo deklaron se çështja e dinarit s’është dashur të diskutohet në Bruksel.

“Kosova nuk është dashur të shkojë me diskutuar për çështjen e dinarit në Bruksel por veprimet e Qeverisë populliste po e sjellin Kosovën në një gjendje jo të mirë. Pasi e implementuan vendimin e Gjykatës për tokat e Manastirit të Deçanit edhe kanë pranuar marrëveshje për Asociacionin tash shkojnë në Bruksel për dinarin”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat