Vrasja e 21-vjeçares nga ish-burri në Ferizaj, tronditja e javës

Aktuale

Vrasja e 21-vjeçares nga ish-burri në Ferizaj, tronditja e javës

Më: 14 prill 2024 Në ora: 09:42
Gjykata ka treguar se i dyshuari ka goditur disa herë me plumba në kokë viktimën.

Vrasja e një gruaje të moshës 21-vjeçare nga ish-bashkëshorit i saj në Ferizaj, ka tronditur vendin. Nuk la kush pa reaguar për këtë rast, teksa u kërkuar dënim maksimal për vrasësin. 

Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim për Valon Aliun, i dyshuar për vrasjen e ish-partneres 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj.

Në njoftimin për media, gjykata ka treguar se i dyshuari ka goditur disa herë me plumba në kokë viktimën.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari I procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 12 Prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rr.”Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar duke e goditur disa herë me armë plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të miturit D.C (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë”, është thënë në njoftimin e gjykatës.

Më tej, gjykata ka treguar edhe për llojin e armës që e ka poseduar Aliu.

“Po ashtu ka vlerësuar se i pandehuri në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit Zoraki M 2906-T, me numër serik ZRAGY02 201100027 cal.9mm, me një karikator të zbrazur, e cila me date 12 prill i është konfiskuar nga Policia. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, e ka aprovuar si të bazuar conform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim”, është thënë në njoftim.

Kërkohet dënim maksimal për vrasësin e 21-vjeçares

Vrasja në fjalë ka tronditur Kosovë. Pas rastit tragjik, kanë reaguar liderët institucionalë dhe politik të Kosovës, por edhe anëtarët të shoqërisë civile dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Ata kanë dënuar vrasjen, duke kërkuar dënim maksimal për autorin.

Për këtë rast, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar edhe sistemin e drejtësisë.

“Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë.”, është shprehur Osmani.

Vrasjen e ka dënuar ashpër edhe kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është vrasje mizore.

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia.”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ky krim duhet të marrë dënim maksimal.

“Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pakompromisë në adresimin e këtyre rasteve.” – ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat