Ndërtesa e Qeverisë do të ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Aktuale

Ndërtesa e Qeverisë do të ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Më: 14 prill 2024 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Të dielën në mbrëmje, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në shënim të kësaj dite, ndërtesa do të ndriçohet me lulen anemonë rreth orës 19:30.

Lulja anemonë është simboli që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, kjo ditë përkujton vuajtjet dhe sakrificat e të gjithë atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat