Paçarizi: Kosova duhet me qenë aleat i SHBA-së, jo të rreshtohemi deklarativisht kur na rrokë tuta

Aktuale

Paçarizi: Kosova duhet me qenë aleat i SHBA-së, jo të rreshtohemi deklarativisht kur na rrokë tuta

Më: 15 prill 2024 Në ora: 22:32
Rrahman Paçarizi

Opinionisti Rrahman Paçarizi thotë se Kosova duhet të jetë aleat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të mos rreshtohet deklarativisht vetëm atëherë kur të ketë frikë.

“Jo vetëm të rreshtohet deklarativisht, sepse kur të rrok tuta rreshtohet dhe thua nuk ka me Amerikën. Kosova duhet me qenë aleat. Me qenë partner domethënë të jesh i besueshëm dhe i qëndrueshëm”, u shpreh ai

“(Kosova) nuk e ka bërë, sikur ta kishte bërë nuk do të kishte nevojë që diplomacia amerikane të dalë jashtë kanaleve diplomatike dhe të zhvillojë diplomaci publike, të kritikojë Kosovën publikisht”, shtoi Paçarizi në Rubikon.

Ai tutje theksoi se zyrtarët amerikanë e kanë bërë një dallim ndërmjet Qeverisë dhe popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat