Gëzimi pas votimit në Strasburg, përqafohen fort ministrja Gërvalla dhe deputetja e PDK-së

Aktuale

Gëzimi pas votimit në Strasburg, përqafohen fort ministrja Gërvalla dhe deputetja e PDK-së

Më: 17 prill 2024 Në ora: 11:41
Donika Gërvalla dhe Ariana Musliu-Shoshi

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka mbështetur dje raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Këtij lajmi i janë gëzuar si pushteti ashtu edhe opozita, ku në një moment kanë tejkaluar dallimet partiake.

Në rrjete sociale po qarkullon një video.

Aty shihen duke u përqafuar fort Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, pas votimit pro anëtarësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat