Mësohen inicialet e tre policët që u arrestuan nga Serbia dje në kufirin me Kroacinë e më pas u liruan

Aktuale

Mësohen inicialet e tre policët që u arrestuan nga Serbia dje në kufirin me Kroacinë e më pas u liruan

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:05
Policia

Dje autoritetet e Serbisë bllokuan qindra udhëtarë në kufirin me Hungarinë dhe Kroacinë. Po ashtu, policia serbe arrestoi edhe policë të Kosovës.

Siç njoftoi sot kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë, 10 ishte numri i policëve të ndaluar, 9 prej të cilëve tashmë janë liruar. Akoma në mbajtje po mbahet Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që është nga komuniteti serb.

Ndërkaq, tre policë të Kosovës ishin ndaluar dje në kufirin me Kroacinë, mirëpo më pas janë liruar.

Media përmes burimeve të veta, ka mësuar emrin e policëve dhe ju sjellë inicialet: R.S., F.B. dhe R.P.

Sot Kurti ka thënë se veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes për suksesin e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE, ndërsa presidentja Osmani i ka bërë thirrje aleatëve që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që “të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë”.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky është “akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh ndaj policisë së Kosovës”.

Ndaj këtyre arrestimeve ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se veprimi i Serbisë është i papranueshëm dhe jo diçka që mund të pritet nga një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat