“Duhet të përballesh me të vërtetën”, Dugolli zbërthen detaje: Ja çfarë i tha O’Brien në zyrë Vuçiqit

Aktuale

“Duhet të përballesh me të vërtetën”, Dugolli zbërthen detaje: Ja çfarë i tha O’Brien në zyrë Vuçiqit

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:55
James O’Brie dhe Vuciq

Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Enver Dugolli ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli ndër të tjera edhe rreth vizitës së ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në Beograd.

O’Brien në takim me Vuçiçin tha se Serbia duhet të përballet me të vërtetën sa i takon gjenocidit në Serbenicë, sipas Dugollit, kjo deklaratë e ka shqetësuar shumë Serbinë, pasi ata e mohojnë të ketë pasur një gjë të tillë.

“Serbia tashmë po përballet me diçka që në thelb ajo nuk ka qenë e përgatitur. Ajo ka menduar krejtësisht diçka tjetër nga kjo që po ndodh. Pengesat që u mundua të bëjë në Këshillin e Evropës, presioni që zhvilloi ndaj shteteve dhe deputetëve të ndryshëm për të penguar Kosovën në procesin e anëtarësimit në KiE, rezultuan të pasuksesshme.

Gjithashtu një rezolutë që po pritet të kalojë në kombet e Bashkuara do bëjë që 11 korriku të shpallet dita e gjenocidit në Bosnjë-Hercegovinë. Kjo e ka shqetësuar shumë si Beogradin edhe Republikën Sërpska, pasi ata jo vetëm nuk e pranojnë gjenocidin, por gjithnjë kanë bërë edhe rolin e viktimës”,-tha Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat