Qytetarja nga Mitrovica i kundërpërgjigjet Ҫitakut: Hashim Thaҫi do të mbahet mend për ndarjen e Mitrovicës, këtë e dinë krejt mitrovicalitë

Aktuale

Qytetarja nga Mitrovica i kundërpërgjigjet Ҫitakut: Hashim Thaҫi do të mbahet mend për ndarjen e Mitrovicës, këtë e dinë krejt mitrovicalitë

Nga: H.O. Më: 20 prill 2024 Në ora: 19:17
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në facebook gjatë ditës së djeshme, ka përmendur të bëmat e Hashim Thaҫit gjatë qeverisjes së tij. Postimi i saj ishte si një përgjigje për kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ‘është e pabesueshme se si një gjë Kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ende. Që Hashim Thaçi, edhe kundër vullnetit të tij, do të mbahet mend si Kryeminitsri i Pavarësisë së Kosovës’.

“Nëse Hashim Thaçi ka ndërtuar autostrada moderne, shkolla, i ka rritur pagat, ka ndërtuar institicuionet dhe ka vënë në binar funksionimin e shtetit – trashëgimia e vetme që do t’i mbetet në CV-në e tij si Kryeministër Albin Kurtit, mbetet Ura tri metra e Saradranit”, ka shkruar tutje Ҫitaku në facebook.

Por ndaj këtij postimi kanë reaguar qytetarët në mënyra të ndryshme. Njëra ndër to ka qenë një qytetare që ka kundërshtuar fjalët e Ҫitakut. Ajo madje shkruan se Thaҫi mbahet mend për ndarjen e Mitrovicës, e këtë sipas saj e dinë gjithë mitrovicalitë.

Kjo qytetare ka përmendur edhe meritorët e kësaj pavarësie, duke numëruar edhe Presidentin historik Ibrahim Rugova, UҪK-në për të cilën thotë se është e krejt shqiptarisë dhe jo vetëm e PDK-së, SHBA-në e të tjera.

Ja komenti i saj i plotë:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat