​Pahor përsërit se dëshiron ta zëvendësojë Lajçakun

Aktuale

​Pahor përsërit se dëshiron ta zëvendësojë Lajçakun

Më: 20 prill 2024 Në ora: 19:50
Pamje nga takimi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, përsëriti sot se dëshiron të kandidojë për postin e të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në konferencën ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor në BE në Lubjanë, Pahor theksoi se ka më shumë besim në procesin e zgjerimit në BE sesa në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pahor paralajmëroi se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur, duke theksuar se pa vazhdimin e procesit nuk do të sigurohet një e ardhme e sigurt për të dyja vendet.

Më 10 prill, Pahor kishte deklaruar se ishte i interesuar për pozitën e Lajçak, mandati i të cilit skadon në gusht.

Ai po ashtu theksoi se optimizmi për zgjerimin e BE-së është në rënie në rajon.

"Në konferencë u vërejtën dallime të mëdha në pikëpamje për disa çështje thelbësore që lidhen me zonën e Ballkanit Perëndimor. Unë u befasova veçanërisht nga ndryshimi që sot ka më shumë besim në procesin e zgjerimit në BE sesa në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha themeluesi i Institutit të Miqve të Ballkanit Perëndimor në konferencën për shtyp.

Ai theksoi se në 20 vitet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor ka humbur besimi në procesin e zgjerimit sepse, beson ai, shumë nuk besojnë se BE-ja dhe vendet e rajonit do të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030. 

“Këto pengesa do të duhet të kapërcehen”, theksoi Pahor, transmeton RTV Sllovenia.

Konferenca u organizua nga Instituti i Miqve të Ballkanit Perëndimor, ku 28 folës nga 19 vende, përfshirë shumë diplomatë të lartë, ish-presidentë dhe kryeministra, diskutuan për zgjerimin e BE-së dhe sfidat në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat