Sami Lushtaku “nuk ka” shtëpi e veturë, deklarimi i pasurisë i “dyshimtë” – ja detajet

Aktuale

Sami Lushtaku “nuk ka” shtëpi e veturë, deklarimi i pasurisë i “dyshimtë” – ja detajet

Nga: A.M. Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:02
Sami Lushtaku.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ketë të shtunë ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2024.

E deklarimin e pasurisë e bëri edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku ka një karrierë të gjatë politike dhe në të kaluarën ka pas pozita të larta udhëheqëse.

Mirëpo, befasues del të jetë grafika e pasurisë së tij, kjo pasi Lushtaku del që “nuk” ka shtëpi apo banesë, as vetura, gjë që është jo e besueshme, përcjell “Bota sot”.

Lushtaku kishte vendosur që publike të bënte edhe dy parcal të tokave, që kapin vlerën prej 340,00m mijë eurove, para të gatshme tha se i ka 245,000 euro.

Ndërsa, të hyrja vjetore i ka në vlerë prej 14 mijë eurove.

Më poshtë po ua përcjellim grafikat e pasurisë së Lushtakut:

Image
Grafika
Image
Grafika
Image
Grafika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat