​Nisma ligjore për mbrojtjen e vlerave të luftës, Kurti takon veteranë e invalidë

Aktuale

​Nisma ligjore për mbrojtjen e vlerave të luftës, Kurti takon veteranë e invalidë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 22:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe Hyzri Musliun, Naim Gashin dhe Safedin Zukën, veteranë e invalidë të luftës.

Me të cilët ka biseduar mbi nevojën e nismës ligjore për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të shpenzimeve lidhur me protezat e invalidëve të luftës, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, u përmend edhe buxheti i rritur për barnat në vlerë 60 milionë dhe zbatimi i Ligjit të ri për Çmimin e Barnave.

Kurti theksoi përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat