Në Zveçan nis votimi për shkarkimin e kryetarëve, Peci nuk pret dalje të madhe të qytetarëve

Aktuale

Në Zveçan nis votimi për shkarkimin e kryetarëve, Peci nuk pret dalje të madhe të qytetarëve

Më: 21 prill 2024 Në ora: 07:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Zveçanit Ilir Peci, ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për procesin votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore.

Ai në një deklarim ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të hapura kanë qenë të hapur më përjashtim të dy të cilat sipas tij do të jenë gati shumë shpejt.

Peci ka thënë se nuk pritet të ketë dalje të madhe të qytetarëve, por ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Në Komunën e Zveçanit të drejtë vote kanë 7 mijë e 209 qytetarë, ndërsa janë të hapura pesë pika votimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat