Kërkohet ndërhyrja e shtetit për ndalimin e vrasjeve të grave

Aktuale

Kërkohet ndërhyrja e shtetit për ndalimin e vrasjeve të grave

Më: 21 prill 2024 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Brenda 14 viteve të fundit, në Kosovë janë vrarë 57 gra e vajza. Njohësit e ligjit kërkojnë që shteti të ndërhyjë në këtë çështje.

Vrasjet e vajzave dhe të grave janë shndërruar në fenomen shqetësues në Kosovë, ku brenda javës ndodhën dy vrasje. Njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë.

Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

 “Ko është  një situatë jashtëzakonisht shqetësuese që kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe të adresohet si duhet ashtu siq e përcakton korniza jonë ligjore. Jo rrallëherë raportohet që para se të përfundoj me fatalitet, ka pasur raportime të viktimës për dhunë në familje apo vepra të tjera. Është e qartë se dështimi është komplet i zinxhirit institucional", tha për RTK, Arrita Rezniqi nga IKD.

Dënimet e ulëta, mosveprimi në parandalim në raste kur personat kanë histori kriminale, janë vetëm disa nga faktorët e këtyre vrasjeve.

“Dënimet e këtyre vrasjeve nuk po e arrijnë qëllimin e vet, e qe një nga qëllimet e është parandalim. Efekti i këtyre nuk po tregohet në realitet e çka tregon se ka nevojë për shtim të veprimeve nga institucionet për përmirësim të kësaj gjendje dhe ndaj këtij fenomeni", theksoi avokati Yll Zekaj.

Pas rasteve të fundit të vrasjeve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së fundmi në konferencë të jashtëzakonshme për media tha se institucionet duhet të veprojnë me urgjencë.

Sipas saj, që nga viti 1999 në Kosovë janë vrarë 99 gra nga burrat e tyre, kurse për çdo muaj, në Policinë e Kosovës denoncohen 200 raste të dhunën ndaj grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat