​Qendrat e votimit në Leposaviq u hapen me pesë minuta vonesë, ja arsyeja

Aktuale

​Qendrat e votimit në Leposaviq u hapen me pesë minuta vonesë, ja arsyeja

Më: 21 prill 2024 Në ora: 08:11
Komuna e Leposaviqit

Me pesë minuta vonesë janë hapur dyert e vendvotimeve në qendrën më të madhe në Leposaviq. Ende asnjë qytetarë nuk ka ardhur për të votuar në këtë qendër për procesit zgjedhor. Në objektin e komunës se Leposaviqit kanë të drejtë vote mbi 3400 votues.

Kryesuesi i një vendvotimi në këtë qendër, Artan Mezeraja tha se vonesa prej pesë minutave ka ndodhur për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor.

Mezeraja: Procesi zgjedhor ka filluar

"Procesi zgjedhor ka filluar, si vendvotim edhe si qendër votimi. Janë funksionale dhe po presim qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar...kanë qenë diku me pesë minuta me vonesë por tani për tani gjithçka është në rregull. Derisa po flasim nuk ka qenë asnjë votues... Vonesa ka ndodhur për shkak të shpërndarjes së materialit edhe nëpër qendrat tjetra të votimit...Në vendvotimin ku unë jam kryesues, janë 845 votuesë që kanë të drejtë për të votuar, ndërkaq në këto pesë vendvotime të tjera totali është 3428 votues", tha ai.

Në fletëvotimin në Leposaviq shkruan "A pajtoheni që Lulzim Hetemi të largohet nga funksioni i kryetarit të komunës së Leposaviqit?".

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë se paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ky votim në katër komunat veriore organizohet bazuar në udhëzimin administrativ te hartuar nga qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat