​Këta janë vëzhguesit e procesin të votimit në veri

Aktuale

​Këta janë vëzhguesit e procesin të votimit në veri

Më: 21 prill 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 49 organizata vëzhguese me një numër të përgjithshëm prej 401 vëzhguesve, të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Sipas vendimeve të KQZ-së, 34 vëzhgues përfaqësojnë 1 subjekt politik, 86 të tjerë janë akredituar në emër të 3 organizatave jo-qeveritare vendore, 201 vëzhgues nga 23 media vendore, 16 vëzhgues nga 7 media ndërkombëtare dhe 64 vëzhgues nga 15 përfaqësi diplomatike në Kosovë.

Këta janë vëzhguesit e procesin të votimit në veri

Image
Lista e vëzhguesve

Kujtojmë, se sot janë hapur qendrat e votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat