KQZ: Ndryshimi i pozicionimit të kabinave të votimit, e pamundëson fotografimin e votës

Aktuale

KQZ: Ndryshimi i pozicionimit të kabinave të votimit, e pamundëson fotografimin e votës

Më: 21 prill 2024 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha në një konferencë për media se ndryshimi i pozicionimit të kabinave të votimit në vendvotimet në katër komunat veriore të Kosovës erdhi si rekomandimin në vitin e kaluar gjatë kohës së simulimit të procesit zgjedhor.

Elezi tha se kjo s’e rrezikon fshehtësinë e votës.

“KQZ pas proceseve zgjedhore analizon të gjitha aspektet dhe bën përpjekje për përmirësimin e tyre në proceset e ardhshme. Në këtë drejtim është edhe ndryshimi i pozicionimit të kabinave të votimit që ka ardhur si rekomandim në vitin e kaluar, 2023, gjatë kohës së simulimit të procesit zgjedhor.

KQZ ka vendosur që të marrë parasysh këtë rekomandim dhe ta praktikojë në proceset vijuese. Gjatë analizimit, KQZ ka vlerësuar se kjo mënyrë do të pamundësojë fotografimin e votës nga votuesi dhe gjithashtu nuk cenon fshehtësinë e votës”, tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat