Blakaj: Një numër i madh i atyre që kanë kryer krime në Kosovë asnjëherë nuk janë përgjigjur para drejtësisë

Aktuale

Blakaj: Një numër i madh i atyre që kanë kryer krime në Kosovë asnjëherë nuk janë përgjigjur para drejtësisë

Më: 22 prill 2024 Në ora: 18:50
Bekim Blakaj

Teksa presidentja e vendit, Vjosa Osmani listoi fakte, në Këshillin e Sigurimit, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se tash e 25 vjet fokusi i tyre është tek mbledhja e dokumentimi i viktimave.

“Fondi për të Drejtë Humanitare në Beograd dhe ne në Kosovë tash e 25 vite dokumentojmë krimet e kryera në Kosovë, ne fokusin e kemi në dokumentimin e viktimave mirëpo, gjithandej ku mund të gjinden provat dhe dëshmitë për aktivitetet e njesive të ndryshmne policore apo ushtarake i mbledhim ato,” tha Blakaj në “FIVE”.

Blakaj tha se komuniteti ndërkombëtar nuk ka shfaqur shumë interesim për të trajtuar krimet e kryera në Kosovë.

“Për fat të keq, si duket komuniteti ndërkombëtar nuk ka qenë shumë i interesuar në trajtimin e përgjegjësisë penale për krimet e kryera në Kosovë, ka qenë i fokusum në ruajtjen e paqes dhe në çështje tjera, sigurisht gjykata penale nderkombtare për ish-jugosllavi i ka procedu disa landë për krime lufte ddhe ata përgjegjës kryesor i ka nxjerrpara drejtësisë mirëpo për fat të keq një numër jashtëzokonisht i madh i atyre që kanë qenë pjesë që kanë shkaktu krime massive në Kosovë asnjëherë nuk është përgjegj para drejtësisë, për fat të keq ende janë të lirë e ka edhe prej tyre mbajnë ende poztia qoftë politike apo institucionale në Serbi,” shtoi Blakaj.

Në anën tjetër, historiani, Durim Avdullahu tha se delegacioni i Kosovës në OKB ka një peshë të madhe.

“Delegacioni kosovar në OKB është një peshë tjetër e fjalimeve dhe dëshmive që presidentja Osmani po e mban atje  dhe padyshim që është institucioni i duhur për ta riaktualizu në diskursin ndërkombëtar akuzën e Kosovës ndaj shtetit serb për gjenocid jo vetëm në luftë por të paktën në dekadën e fundit,” tha Avdullahu.

Sipas Avdullahut, Aleksandër Vuqiç ka qenë ministër i informimit të Millosheviqit, që ishte emëruar në vitin 1998 pak ditë pas ngjarjes së Prekazit, e ai Vuqiçin e quan si trashëgimtar të politikave të Millosheviqit.

“Qeveria serbe në atë kohë e drejtuar nga Milan Milotinoviq kishte për ministër të informimit Vuqiçin u cili është trashëgimtar dhe pasues i drejtpërdrejtë i politikave të Millosheviqit dhe të asaj periudhe por kur flitet për gjenocidin nuk kemi të bëjmë vetëm me një akuzë në nivel juridik, fitorja më e madhe e gjenocidit është kur kjo njihet ndërkombtarisht botërisht,” shtoi Avdullahu.

E pasi që ka një mori të dokumenteve për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Avdullahu tha se  “unë besoj vula që të gjitha krimet që jan e të dokumentuara në masë të madhe në rastin e Kosovës, mund të marrin emruesin e përbashkët të një gjenocidi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat