Përfaqësuesit rus i pengon ekipi i Osmanit në Këshillin e Sigurimit: Kë përfaqësojnë ato zonja?

Aktuale

Përfaqësuesit rus i pengon ekipi i Osmanit në Këshillin e Sigurimit: Kë përfaqësojnë ato zonja?

Më: 22 prill 2024 Në ora: 19:26
Përfaqësuesit i Federatës Ruse

Përfaqësuesit të Federatës Ruse, i ka penguar prezenca e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, Fahrije Hotit, Elmaze Muçollit dhe Shyhrete Tahirit në seancën e Këshilli të Sigurimit të OKB-së.

Ky reagim i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar Krasniqi-Goodman, ka thënë se kjo e fundit ka qenë vetëm 16 vjeçare kur ishte dhunuar nga forcat paramilitare serbe.

“Incidenti i sotëm është diçka që procedurat e Këshillit janë themeluar jo nga Vjosa Osmani por nga Këshilli i Sigurimit dhe ju përkujtoj se Osmani  në kapacitetin personal dhe çështjes se kush është ulur pas Osmanit dhe kë e përfaqësojnë ato zonja dëshirojmë të kërkojmë nga sekretariati që të përgjigjen në këtë pyetje”, u shpreh ai.

Ndërkohë, përfaqësuesi rus ka thënë se situata në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi i shqetëson shumë.

“Situata po përkeqësohet, rëndësia e situatës vlerësohet nga pjesëmarrja e kryetarit të Serbisë dhe bëhet gjithnjë e më vështirë për Perëndimin që të fsheh dhunën e motivuar etnikisht nga i ashtuquajturi kryeministri Albin Kurti që haptazi kërkon që të shohë eksodin masiv të popullatës joshqiptare. Vetëm një pakicë e atyre që kanë ikur janë kthyer në vend sepse nuk është e sigurt situata për serbët pavarësisht nga përpjekjet e sponzorëve të Perëndimit. Prishtina po ikë nga dialogu me Beogradin dhe e bën të qartë se këtë do ta vazhdojë deri sa Serbia ta njohë Kosovën, shtetësinë e rrejshme. Në vend të mirëbesimit, Bashkësia evropiane e merr anën e Kurtit dhe ka përgjegjësi direkte për pasojat. Washingotni dhe Brukseli e anashkalojnë Rezolutën 1244…”. shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat