Dënimi i të akuzuarve në rastin e 11-vjeçares, Bajraktari thotë se presioni publik e ka bërë të vetën

Aktuale

Dënimi i të akuzuarve në rastin e 11-vjeçares, Bajraktari thotë se presioni publik e ka bërë të vetën

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:04
Ardian Bajraktari

Me 62 vjet burgim janë dënuar sot 6 të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11- vjeçares në qershor të vitit 2022. Njëri i dyshuar është dënuar me 12 vite burgim, kurse pesë të tjerë më 19 vite burgim, ndërkaq një person i dyshuar është liruar nga akuza.

E ky vendim i sotëm i Gjykatës Themelore, avokati Ardian Bajraktari thotë se është përfunduar në një periudhë optimale, pavarësisht që ky vendim është i shkallës së parë.

“E para le të themi se brenda një periudhe optimale ka përfundu ky proces, pavarësisht që sot po flasim për përfundimin në shkallë të parë. Mirëpo, megjithatë tashmë edhe me Kodin e Ri të Procedurës Penale në lidhje me çështje kur kemi të bëjmë me katergori të tilla të veprave penale, dhunimit dhe veprave penale kur janë të miturit të përfshirë, këto duhet të trajtohen me urgjencë duke marrë në konsideratë interesin më të mirë të miturit. Prandaj e rëndësishme është që epilogu i procesit në shkallë të parë është përfunduar në periudhë optimale”, tha avokati Bajraktari.

Derisa theksoi se vendimi i sotëm kundrejtë 6 të akuzuarve ka ardhur edhe si pasojë e presionit publik.

“Mirëpo natyrisht që jo rrallë herë edhe presioni publik e ka bërë dhe vazhdoj ta bëjë të vetën, sepse zatën kjo është edhe njëra prej arsyeve dhe qëllimeve që e kemi diskutu. E para që të kryhen sa më shpejtë dhe sa më mirë punët dhe natyrisht të gjithë ata që ndërmarrin veprime të tilla ta marrin denimin meritor të legjislacionit në fuqi”, shtoi Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat