Macroni telefonon Kurtin, ja për çka biseduan

Aktuale

Macroni telefonon Kurtin, ja për çka biseduan

Nga: N.E Më: 23 prill 2024 Në ora: 20:44
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti francez, Emmanuel Macron

Shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, ka telefonuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas një njoftimi të presidencës franceze, Macron ka rikujtuar Kosovën për mbështejen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integritetin evropian.

“Presidenti i Republikës rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin evropian. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetje ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas njoftimit, presidenti Macron ka përshëndetur zbatimin e vendimit të Gjykatës kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, shkruhet pos tjerash.

Kurti me Macronin kanë biseduar edhe për dështimin e votimit për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, ku ky i fundit ka shprehur keqardhjen e tij për këtë si dhe ka përsëritur nevojën nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt, me pjesëmarrjen e popullatës serbe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat