Pacolli tregon sa deputetë i ka siguruar AKR-ja

Aktuale

Pacolli tregon sa deputetë i ka siguruar AKR-ja

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 16:51
Rrahim Pacolli

Përderisa numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në nivel të përgjithshëm ka përfunduar , tashmë janë duke u bërë publik edhe disa nga emrat e kandidatëve për deputetë të cilët kanë dalë fitues në këto zgjedhje.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli tashmë ka bërë të ditur se pesë deputetë janë të sigurt përderisa pritet që ky numër të ketë rritje.

“Janë pesë deputetë, ka mundësi që të ketë rritje të numrit pasi nuk janë numëruar ende 40 përqind e votave”, ka thënë Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat