"E vlerësojmë gadishmërinë e Driton Selmanajt, por LDK’-ja e ka kandidatin për Prizren"

Aktuale

"E vlerësojmë gadishmërinë e Driton Selmanajt, por LDK’-ja e ka kandidatin për Prizren"

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 23:22
Driton Selmanaj

Haxhi Avdyli, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum ka thënë se në mbledhjen e LDK-së është kërkuar llogaridhënie, për rezultatet e zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Ai ka treguar se edhe në takimin që është bërë në Prizren, është bërë një verifikim i rezultateve por edhe masat që duhet marrë lidhur me ngritjen dhe përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

Derisa kur ka folur për Hatim Baxhakun, ai ka thënë se ai duhet të vlerësohet nga partia ngase ai nuk e ka votuar Hashim Thaçin për President.

Sipas tij, kryesia me 100 për qind, është propozuar nga dega që Hatim Baxhaku, të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit.

Kurse kur ka folur për Driton Selmanajn, ai ka thënë se ai është një personalitet i çmuar, por se kontributin e tij duhet ta jap në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat