Rexhep Selimi: Ura e negociatave po shkelë mbi lumin e gjakut nëpër luftëra! - Bota Sot
Rexhep Selimi: Ura e negociatave po shkelë mbi lumin e gjakut nëpër luftëra!

Aktuale

Rexhep Selimi: Ura e negociatave po shkelë mbi lumin e gjakut nëpër luftëra!

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2018 Në ora: 19:45
Rexhep Selimi

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, thotë se, Serbia po kërkon rrugë për tu rikthyer në Kosovë dhe atë përmes negociatave me Thaçin në Bruksel.

Sipas tij, “ura e negociatave” po kalon mbi lumin e gjakut nëpër luftëra, mbi lugina e varezave masive të masakrave serbe në Kosovë, mbi trupat e pagjtur.

Lexojeni shkrimin e Rexhep Selimit:

"URA" QË DUHET SHEMBUR

Serbia kërkon rrugë e mënyra për t’u rikthyer në çfarëdo forme në Kosovë. Në mungesë të rrugëve dhe shtigjeve të rikthimit, Serbia e ka gjetur e sajuar një "URË" – atë të negociatave me Thaçin në Bruksel. Por "ura e negociatave" me Serbinë kalon mbi Urën e mbyllur të Mitrovicës, ajo urë kalon mbi lumin e gjakut nëpër luftëra, mbi luginat e varrezave masive të masakrave të Serbisë në Kosove, mbi trupat e të të pagjeturve… Ajo "urë" harkon sipër nesh! Turet e “negociatorëve kosovarë”, njeri pas tjetrit e të gjithë pas njërit, shfaqen lumturisht nëpër korridoret ku defilojnë Thaçi e Vuciqi në Bruksel. Me “lumturine" e tyre po mundohen t’i lumturojnë edhe qytetarët e Kosovës të cilët nuk po kuptojnë asgjë se çfarë po ndodh. Të gjithë e po dinë, dikush më shumë e dikush më pak, vetëm qytetarët e Kosovës jo. Atyre u është e ndaluar të dinë. Parakushti i epilogut të bisedimeve me Serbinë është që qytetarët mos ta kuptojnë se cili do të jetë ai. Vetëm ashtu, duke e mbajtur fshehtë epilogun, garantohet “paqja”, sipas negociatorëve të “lumtur”. "Ura" fatkeqe për Kosovën duhej të mos ngrihej. Tash, ajo duhet shembur bashkë me shpresat e Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera