Hoti: Askush s’ka të drejtë të diskutojë për territorin e Kosovës

Aktuale

Hoti: Askush s’ka të drejtë të diskutojë për territorin e Kosovës

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:18
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se lojërat me fjalë si "shkëmbin territoresh" dhe "korrigjim te kufijve" janë te kota, por sipas tij, po na kushtojnë me stopim te plotë të njohjeve të reja, përcjell KosovaPress.

“Kosova është pranuar shtet i pavarur ne kufijtë e vitit 1989. Janë mbi 110 vende qe na kane njohur ne ata kufij. Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë merr parasysh ata kufij dhe bazuar ne ketë opinion na kane njohur shtetet me te fuqishme dhe demokratike te botes. Askush nuk ka te drejte te diskutoje për territorin e Kosovës, sepse do te binte ndesh me vullnetin e popullit te Kosovës për shtet te pavarur, te shpallur me Deklaratën e Pavarësisë me 17 shkurt 2018, dhe me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Përdorimi i fjalëve si "shkëmbim territoresh" ose "korrigjim i kufijve" po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës ne arenën ndërkombëtare, vlerëson Hoti.

“Vet ideja qe kjo çështje mund te diskutohet ne dialogun me Serbinë e ka nxjerre jashtë funksionit te saj te gjithë diplomacinë e Kosovës. Sot ne asnjë takim a forum ndërkombëtare nuk diskutohet për njohje te reja qe duhet t'i vijnë Kosovës, sepse liderët institucional te Kosovës kane dhënë sinjale se do te rishikojnë tërësinë territoriale te Kosovës. Kjo është e pafalshme dhe do te ndëshkohet nga qytetaret e Kosovës”, ka vlerësuar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat