Hashim Thaçi e Baton Haxhiu përballë miliona shqiptarëve

Aktuale

Hashim Thaçi e Baton Haxhiu përballë miliona shqiptarëve

Nga: D.RR Më: 11 gusht 2018 Në ora: 17:08
Hashim Thaçi e Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu, i ka dalur në krah presidentit Hashim Thaçi sa i përket idesë për shkëmbimin e territoreve. Për Baton Haxhiun është folur shumë se ka qenë ish bashkëpunëtor i Ivica Stanishiqit, në kohën e UDB serbe.

Në opinionin e Haxhiut, ky i fundit shkruan se Kosova duhet të nxitohen në këtë marrëveshje, për një të ardhme më të mirë për serbët. Kjo logjikisht është absurde, duke pasur parasysh gjenocidin e serbëve mbi mijëra shqiptarë, shkruan “Bota sot”.

Tani, sipas tij, Kosova duhet ta bëjë marrëveshjen për hir të gjeneratave të reja të serbëve. Këtë vendim duhet ta marrë sa më shpejt Kosova, pasi sipas Haxhiut, jemi lodhur duke pritur vendime nga të tjerët (BE dhe SHBA).

Nga një këndvështrim tjetër, nuk është çudi nëse Baton Haxhiu del me deklarata të tilla, sepse dihet qartë që është një mik i ngushtë me Thaçin. Madje, po del se raportet janë më të mira Thaçi-Haxhiu, sesa Thaçi-Veseli. Ky i fundit u tregua skeptik kur u pyet për ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.

Image

Edhe diplomacia karshi publikut, po del të jetë e njëjtë e Thaçit dhe Haxhiut. Ata vitin e kaluar dolën me deklarata kundër njëri tjetrit, kur si temë ishte Gjykata Speciale.

Por gjendja atëherë po del të jetë sa për sy të publikut, pasi para disa muajsh, Haxhiu u dekorua nga Hashim Thaçi me medalje presidenciale.

Image

Nuk është kjo e tëra. Thaçi e Haxhiu janë parë shumë herë së bashku. Sikur Haxhiu të ishte këshilltar i presidentit.

Miliona serbë së bashku me Thaçin dhe Haxhiun, po dalin të jenë pro prekjes së territoreve, duke u kundërshtuar nga miliona shqiptarë, madje edhe disa amerikanë të shquar, siç është David Philipps, i cili deklaroi se prekja e kufijve nuk është zgjidhje për Kosovën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat