Ndarja dhe kurthi që po i përgatitët Kosovës! Lexojini arsyet befasuese

Aktuale

Ndarja dhe kurthi që po i përgatitët Kosovës! Lexojini arsyet befasuese

Nga: N. Sh Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Debati rreth ndarjes së Kosovës po bëhet me një qëllim, për të heshtur një kurth të madh që po i bëhet Kosovës.

Një mendim të tillë e thotë analisti politik Leon Duhanaj, i cili shton se statusi i Asociacionit do të jetë baza juridike e tij pasi qeveria ia ka lënë në duar ekspertëve nga komuniteti serb.

Sipas tij, kjo do ta sjellë Kosovën para aktit të kryer.

“Për mendimin tim, debati rreth ndarjes ka vetëm një qëllim, heshtjen e një kurthi të madh që po i bëhet Kosovës!

Statuti i Asociacionit, do të jetë baza juridike e tij. Për hartimin e këtij statuti, Qeveria e ka lënë në duart e katër ekspertëve që vinë ekskluzivisht nga komuniteti serb.

Vërtetë nuk e di se çfarë u ka shkuar në mëndje kur kanë bërë këtë. Por, që do ta sjellë Kosovën para aktit të kryer ska asnjë dilemë. Kam shkruar edhe herë tjera për ketë çështje, por askujt nuk po i duket interesante. Madje as atyre që në një kohë organizonin protesta kundër asociacionit. Sidomos heshtja e tyre është për studim. Me çka edhe njëherë dokumentojnë nuk u intereson Kosova sa u intereson kauza për pushtet e pare!

Sido që të jetë, me ketë statutin druaj që do na dalin probleme të patejkalueshme. Ndoshta është edhe parapërgatitje e qëllimshme për ndonjë plan ogur zi.

Uroj të gabohem, por kam frikë që jo!”, shkruan Leon Duhanaj transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat