Ku ishin 60 mijë veteranët e Ramushit, të Hashimit e të Kadrisë kur forcat serbe... - Bota Sot
Ku ishin 60 mijë veteranët e Ramushit, të Hashimit e të Kadrisë kur forcat serbe...

Aktuale

Ku ishin 60 mijë veteranët e Ramushit, të Hashimit e të Kadrisë kur forcat serbe...

Nga: N.H Më: 21 gusht 2018 Në ora: 22:06
Ramush Haradinaj, Hashim Thaço dhe Kadri Veseli

Ish-themeluesi i Vetëvendosjes, Shkëlzen Gashi përmes një postimi në Facebook ka pyetur tre udhëheqësit e shtetit se ku ishin 60 mijë veteranët e tyre kur forcat sërbe i deportunë gati 1 milion qytetarë të Kosovës, përcjell "Bota sot".

Gjithashtu Gashi pyet Thaçin, Veselin dhe Haradinajn se ku ishin 60 mijë veteranët kur forcat sërbe i vranë gati 10 mijë shqiptarë të pafajshëm në Kosovë.

Ja postimi i plotë i Gashit:

Ku ishin 60 mijë veteranët e Ramushit, të Hashimit e të Kadrisë kur forcat sërbe i deportunë gati 1 milion qytetarë të Kosovës?

Ku ishin 60 mijë veteranët e Ramushit, të Hashimit e të Kadrisë kur forcat sërbe i vranë gati 10 mijë shqiptarë të pafajshëm në Kosovë?

Ku ishin 60 mijë veteranët e Ramushit, të Hashimit e të Kadrisë kur forcat sërbe i dhununë gati 20 mijë gra të Kosovës?

Ku ishin 60 mijë veteranët e Ramushit, të Hashimit e të Kadrisë kur forcat sërbe i shkatërrunë rreth 120 mijë shpi në Kosovë?

Këto janë pyetje retorike, se përgjigjet për to i dijmë krejt. Tu ikë e tu u mshefë maleve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera