Lumezi, “burrë i mirë” i Veselit dhe Grabovcit: “Veteranët” shumë të dëmshëm për shtetin! - Bota Sot
Lumezi, “burrë i mirë” i Veselit dhe Grabovcit: “Veteranët” shumë të dëmshëm për shtetin!

Aktuale

Lumezi, “burrë i mirë” i Veselit dhe Grabovcit: “Veteranët” shumë të dëmshëm për shtetin!

Nga: N.Sh Më: 22 gusht 2018 Në ora: 18:35
Lumezi, Haradinaj dhe Veseli

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi është i komprometuar dhe i inkriminuar andaj duhet të largohet nga posti që mbanë.

Kështu shprehet Petrit Zogaj, analist i çështjeve politike, i cili shton se, kryeprokurori nuk është zyrtar rangut të ulët, prandaj korrupsioni dhe krimi i organizuar varën nga puna e tij, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, nëse nuk largohet Lumezi do e akuzojnë ish prokurorin Elez Blakaj për pengim të liberalizmit të vizave, por pengues në këtë rast janë Veseli, Ramushi.

Sa i përket veteranëve, Zogaj thotë se, ata janë më të dëmshëm sesa haraçi i Bechtel Enkas.

Ja postimi i tij:

Shoqeria civile ne Kosove nuk duhet me heshte. Drejtoret e organizatave te ShC, personat publik dhe te angazhuar ne ceshtje publike duhet te reagojne, individualisht ose kolektivisht, e rendesishme eshte mos me heshte. Qysh s’po heshte media dhe nje pjese e partive politike.

Lumezi eshte person i kompromituar dhe i inkriminuar, e per pasoje duhet te largohet nga pozita qe mbane. Mos te harrojme, eshte kryeprokuror, e jo ndonje zyrtar i rangut te ulet. Korrupsioni dhe krimi i organizuar varet nga puna e tij personalisht, nga drejtimi qe ai jep dhe nga dinamika qe orienton. Qysh e kemi pare e degjuar, ky person eshte ‘burri i mire’ i Veselit, Grabovcit e shokeve te tyre.

Nese nuk jua hjekim nga duart kete institucion dhe keso njerezish brenda, do te perfundojme ta akuzojme Blakajn per pengim te liberalizimit te vizave, sic beri Ramushi sot, gje qe s’eshte e vertete. Pengues te liberalizimit te vizave jane njerezit si Lumezi dhe mbeshtetesit e tij-Veseli, Ramushi e Isa, e jo Blakaj, sado qe mund t’i kerkojme llogari edhe ketij prokurori.

19 mije veteranet mashtrues jane shume ma te demshem se 53 milionshi harac qe i dhame Bechtel-Enkas. Keta mashtrues qe Ramushi dhe te tjeret po i mbrojne, do te jene aty me vite e dekada, pra me dekada do te paguajme per ta. Prandaj duhet pergjegjesi per personat qe jua dhane kete mundesi. Lumezi dhe mbeshtetesit e tij, nuk do te bejne asgje ne kete drejtim. Ky duhet larguar si hap i pare, pastaj duhet nje rivleresim nga e para per veteranet e UCK-se, te cilet meritojne respekt e dinjitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...