Avokati i Popullit e vlerëson diskriminues një kriter të UP-së për pranim të stafit

Aktuale

Avokati i Popullit e vlerëson diskriminues një kriter të UP-së për pranim të stafit

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 13:04
Avokati i Popullit

Avokati i Popullit, në zbatim të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore, më 17 gusht 2018 ”, në rastin e parashtruar nga Nita Shala, ka nxjerr Opinionin përkitazi me kriterin për dorëzimin e vendimit të nostrifikimit, për aplikim, në konkursin e personelit akademik ne Fakultetet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përmes një kumtese për media, Avokati i Popullit ka bërë të ditur se për këtë kriter vlerësojnë se “nuk është në pajtim me legjislacionin në fuqi, shkel parimin e barazisë  dhe drejtat e tjera në lidhje me procedurën e rekrutimit të personelit akademik në UP, dhe si i tillë, ky kriter është diskriminues për kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit”.

“Duke marrë parasysh kriterin e parashikuar në konkursin e datës 27 prill 2018, për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” ,  i cili  përcakton që “kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit duhet të sjellin  edhe vendimin për nostrifikim (barasvlerën) e diplomës përkatëse (bachelor, master, magjistraturë, doktoratë) dhe se nuk do të merret në konsideratë dëshmia e aplikimit për nostrifikim”, Avokati i Popullit paraqet këtë Opinion, i cili  ka për qëllim të tërheq vëmendjen e UP që kriteri i lartcekur në konkursin për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e UP, të datës 27 prill 2018, nuk është në pajtim me legjislacionin në fuqi, shkel parimin e barazisë  dhe drejtat e tjera në lidhje me procedurën e rekrutimit të personelit akademik në UP, dhe si i tillë, ky kriter është diskriminues për kandidatët që kanà « mbaruar studimet jashtë vendit, duke parandaluar kështu aplikimin e tyre, përkatësisht pjesëmarrjen e tyre në konkurs”, thuhet në këtë njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat