Njohësi i çështjeve juridike tregon se pse njerëzit e politikës nuk i kap drejtësia

Aktuale

Njohësi i çështjeve juridike tregon se pse njerëzit e politikës nuk i kap drejtësia

H.O. Nga H.O. Më 24 gusht 2018 Në ora: 13:43
Ilustrim

Rasti i prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, ka treguar më së miri ndikimin e politikës në drejtësi. Akuzat që ai ua ka bërë krerëve të shtetit për një ndikim të tillë, sidomos tek listat e veteranëve, tregojnë qartë se sa e kapur është drejtësia nga politika.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, thotë se personat qw lidhen me politikën nuk i kap gjyqi, rastet e tyre mbahen deri në 7 vite në procedurë dhe mbyllen në mungesë provash.

Image
Blerim Burjani

“Në Kosovë është drejtësia e kapur, kur flitet për njerëzit që e kanë kap pushtetin, këta kanë kap edhe drejtësinë. Rastet e personave të lidhur me politikën nuk I kap gjyqi, veç mbahen në procedurë ka pesë vite a shtatë dhe procesi përfundon në mungesë të provave, pra nuk ka aktgjykim të formës së prerë”, thekson Burjani.

Ai thotë se fatkeqësisht ka dështuar EULEX-i, që ishte e vetmja shpresë për të ndalë njerëzit mbi rendin dhe ligjin dhe përfitues të shumtë.

“Këtu egziston logika e zhvatjes së buxhetit dhe plaçitja e parasë publike, pasurimi i pandalshëm dhe i pangopur. Por, kur të jep dorëheqje një prokuror shteti për presion, ky presion duhet të vërtetohet dhe të merren masa ndaj atyre. Këtu nuk ka nevojë fare për komente, ka njerëz që po flasin e po e bëjnë pazar drejtësinë, e që merren me politikë e nuk bëjnë gjë tjetër, përveç me shiku ç me marr prej shtetit e jo çka me i dhanë shteti. Duhet të ndalet logjika e tillë përfituese, në vend të vetëdijësimit është zgjedh logjika përfituese”, vlerëson analisti Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat