Limaj: Presidenti ka dal me qëndrim antikushtetues, nuk do të ketë “Republikë Serbska”

Aktuale

Limaj: Presidenti ka dal me qëndrim antikushtetues, nuk do të ketë “Republikë Serbska”

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:48
Famir Limaj

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka deklaruar se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, është një iniciativë vetanake, të cilën Limaj nuk e përkrah.

“Presidenti ka dal me qëndrim antikushtetues dhe në Kosovë nuk do të ketë ‘Republika Serbska’”, ka thënë Limaj në një intervistë për RTK.

“Unë e di që flitet për ndarje, por qëllimi është diku tjetër, ‘Republika Serbska’ nuk ka me pas”, ka ka pohuar Limaj dhe ka shtuar, se përveç tij, kundër kësaj ideje është edhe kryeministri i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat