Shpend Ahmeti kërkon që edhe rasti i Elez Blakajt të diskutohet në Kuvend

Aktuale

Shpend Ahmeti kërkon që edhe rasti i Elez Blakajt të diskutohet në Kuvend

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 20:16
Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ka thënë për televizionin tonë se i ka dërguar kërkesë LDK-së dhe VV-së dhe shumë shpejtë do të takohen për t’i mbledh nënshkrimet e nevojshme që të thirret mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

PSD-ja është kundër korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve, tha Ahmeti.

Kryetari i këtij subjekti thotë se Presidenti nuk ka mandat për të udhëhequr me dialogun.

“Është absurde që Kuvendi të jetë në pushim në kohën kur të gjithë flasin për Kosovën, për shkëmbime territoresh, për ndryshim kufijsh. Gjithçka flitet e Kuvendi jonë në pushim deri në javën e dytë të shtatorit”, tha Ahmeti në këtë intervistë.

“Tash e kemi edhe një kërkesë sepse kjo çka ndodhi me prokurorin Blakaj i cili thotë se ka ndërhyrje në sistemin e gjyqësisë.. tashmë po dëshmohet. Një prokuror i cili është tërhequr për shkak të kërcënimeve sepse në Kosovë nuk mund ta hetosh asnjë politikan të nivelit të lartë, sepse Kryeprokurori takohet me një të akuzuar, atëherë mendojmë se duhet së pari edhe Kuvendi duhet të kthehet e të diskutojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat