Mjeku, Thaçit: Ti i ke pranuar detyrimet ndaj Serbisë

Aktuale

Mjeku, Thaçit: Ti i ke pranuar detyrimet ndaj Serbisë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 15:22
Hashim Thaçi

Juristi Getoar Mjeku i është drejtuar  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit përmes një postimi në Facebook kishte thënë se presidenti historik Ibrahim Rugova ishte pro shkëmbimit të territorëve.

Mjeku në postimin e tij në Facebook ka “Dr. Ibrahim Rugova asht zgjedhë kryetar i Republikës me votën e popullit. Ai ka pasë mandat me e përfaqsu Republikën tonë ndërkombtarisht. Ti, z. Hashim, nuk e ke marrë kurrë shumicën e votave në zgjedhje; kundërshtarët e tu gjithmonë kanë marrë ma shum. Ti nuk ke legjitimitet”.

Postimi i plotë:

Më lutën me e shpërnda komentin që ia lashë dje zotit Hashim Thaçi, kryetar i pazgjedhun i Kosovës, i cili po i shpërdor fjalët e kryetarit themelues dr. Ibrahim Rugova. Qe:

Z. Hashim, ka dallime thelbsore mes teje e kryetarit Rugova. Dhe këto dallime shkojnë përtej karizmës, përulsisë, intelektit, dhe ndershmënisë që dr. Rugova i kishte, e ty të mungojnë.

Dr. Rugova ka vepru në kohë të vështira, dhe ka mbërri me e rujtë popullit kur i kanosej gjenocidi. Asokohe, Republikën tonë nuk e njihte asnji shtet i huej, vendi ishte i pushtuem, dhe dr. Rugova këshillohej me intelektualët e vendit. Kurse sot e kemi shtetin e pamvarun dhe ti, z. Hashim, don me u hy pazareve të damshme, përkundër paralajmërimeve t'opozitës, t'intelektualëve, e të qytetarëve.

Dr. Rugova kurrë nuk asht pajtu me mosnjohjen e shtetit tonë të Dardanisë. Ti po u hyn bisedimeve për territore pa e siguru njohjen. Ti veç ke nënshkru me ia falë sovranitetin tonë Sërbisë. Më 2013 e ke lidhë marrëveshjen e Brukselit, e pastaj ke ardhë në Prishtinë dhe i ke detyru deputetët, me ryshfet e shantazh, me e ratifiku at marrëveshje, tue ia shtu në titull fjalët e paqena «mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë». Ti i ke pranu detyrimet ndaj Sërbisë, por Sërbia nuk ta ka pranu shtetin.

Dr. Rugova e ka qujtë pamvarsinë e Dardanisë «kompromis mes shqiptarëve dhe serbëve», tue qenë se synimi ynë i natyrshëm ka qenë dhe mbetet me u bashku me Shqipninë. Kurse ti tani po don me e mohu lëshimin e madh që ia kemi ba ish-pakicës sunduese dhe po kërkon «kompromis të dhimbshëm». Kjo po i bjen me e knaqë Sërbinë në dam tonin.

Dr. Ibrahim Rugova asht zgjedhë kryetar i Republikës me votën e popullit. Ai ka pasë mandat me e përfaqsu Republikën tonë ndërkombtarisht. Ti, z. Hashim, nuk e ke marrë kurrë shumicën e votave në zgjedhje; kundërshtarët e tu gjithmonë kanë marrë ma shum. Ti nuk ke legjitimitet.

Andaj, mos e përdor dr. Rugovën për me i dhanë legjitimitet vetit, aq ma tepër kur gjithmonë ke punu kundër tij. Në Rambuje i ke dalë përpara dhe nuk e ke njoftë për kryetar shteti. Mbas lufte, ndërsa ti e ke zgjanu ndikimin në vend, atij i janë vra njerëz t'afërt, e janë ba atentate edhe kundër tij. Edhe në libër e ke sha paturpsisht.

Ti, z. Hashim, kurrë nuk ke qenë dhe kurrë nuk do të bahesh përfaqsues i vendit tonë. Na, qytetarët e Dardanisë, jemi njerëz modestë e besnikë. Ti nuk je. Prandej nuk të besojmë dhe nuk dojmë që ti me folë n'emën tonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat