A keni dëgjuar për “fshatin UÇK”, ja ku gjendet!

Aktuale

A keni dëgjuar për “fshatin UÇK”, ja ku gjendet!

Nga: N.Sh Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:39
UÇK-ja

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, kundër forcave serbe ishte një mobilizim i mirë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe përkundër faktit që Serbia ishte e armatosur deri në “dhëmbë”.

Përveç artilerisë tokësore, Serbia luftonte edhe me avionët e saj.

Por, kjo nuk i trembi aspak forcat e UÇK-së, të cilët një fshati në Malishevë ia ndërruar edhe emrin dhe e quajtën “UÇK”, shkruan gazeta "Bota sot".

Ndërsa forcat serbe morën kontrollin në fshatin Kijevë të Malishevës në vitin 1998, duke pretenduar për një triumf të plotë, UÇK-ja po qëndronte stoikisht në fshatin që AP e quan “Fshati UÇK”.

Bëhet fjalë për fshatin Caralevë ku UÇK-ja gjatë dy javëve të fundit kishte kontrollin e pjesëve të rrugës kryesore që lidhnin kryeqytetin Prishtinës me qytetin rajonal të Prizrenit.

UÇK-ja kishte një pikë kontrolli në fshatin Caralevë ku gjatë vitit 1998 ishin zhvilluar luftime të ashpra.

Banorët e fshatit ishin larguar kur artileria serbe sulmuan fshatin, duke dëmtuar shtëpitë, një xhami dhe një shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat