Haradinaj: S’ka nevojë për kreativitet, duhet t’i respektojmë kufijtë

Aktuale

Haradinaj: S’ka nevojë për kreativitet, duhet t’i respektojmë kufijtë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:04
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet respektuar kufijtë aktual që i ka Kosova me vendet fqinje.

Për kufijtë, Haradinaj foli në konferencën për shtyp në samitin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Aty, kryeministri i Kosovës përmendi edhe vështirësitë që ka shteti i Kosovës në mungesë të lirisë së lëvizjes.

Shefi i ekzekutivit theksoi problemet e qytetarëve të Kosovës të cilat vijnë si pasojë e mos-liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, Haradinaj foli për takimin e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin nëntor në Pejë, mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku tha se do të finalizohen procedurat e mbetura për heqje të burokracive doganore.

Haradinaj: Duhet respektuar kufijtë aktualë

“Ne kemi ende vështirësi në qarkullim të lirë kur kalojmë nëpër Serbi qytetarët tanë presin me orë të tëra qoftë në kthim qoftë në shkuarje, pastaj kemi vështirësi në qarkullim ose nuk mund të shkojmë në Bosnje, për me komunikuar me Kroacinë na duhen viza, është vend i BE-së, ë bënë jetën tonë më të vështirë ekonomike. Ajo që e kemi më lehtë dhe besoj që do ta avancojmë në nivelin e duhur është marrëdhënia jonë, dy ekonomitë Kosovë-Shqipëri, ashtu siç kemi rënë dakord me ju Edi, në gjysmën e dytë në nëntorit do të kemi takimin e përbashkët të dy qeverive në Pejë dhe besoj do t’i finalizojmë të gjitha procedurat e mbetura për heqje të burokracive doganore të cilat i vonojnë edhe qytetarët por edhe  ekonominë dhe sipërmarrësit. Kosova i ka kufijtë e vet, i ka me Shqipërinë, me Malin e Zi, me Maqedoninë, me Serbinë, ne respektojmë këta kufij dhe nuk mendojmë se duhet ndonjë krea tivitet i ri në dizajnim të tyre, por duhet t’i respektojmë kufijtë që i kemi”, tha ai.

Haradinaj në praninë e Edi Ramës: Nuk i ndryshojmë kufijtë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova i ka kufijtë e vet me Shqipërinë, Serbinë dhe me të gjithë, kufij këta që duhet të respektohen.

Haradinaj i bëri këto komente pas takimit të kryeministrave të Ballkanit perëndimor në Durrës.

“Kosova vërtet po e kryen pjesën e vet, pra me qenë një treg dhe një rajon për investim. Po ashtu po e ndihmon me autoudhë, jemi në vonës me hekurudha. Kemi disa vështirësi është liria e lëvizjes, ne kemi vështirësi kur kalojmë nëpër Serbi qytetarët presin me orë për të hyrë apo për të dale nga Serbia.  Ajo që e kemi më lehtë është marrëdhënia e dy ekonomive Kosovë- Shqipëri, në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi takimin e dy qeverive në Pejë. Desha me shtu për kufijtë, Kosova i ka kufijtë e vet me Shqipërinë me Serbinë me të gjitha dhe duhet t’i respektojmë kufijtë që i kemi”, tha ai./

Haradinaj në praninë e Edi Ramës: Nuk i ndryshojmë kufijtë! (Drejtpërdrejt)

Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në konferencën e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, nikoqir i së cilës është kryeministri shqiptar, Edi Rama. Haradinaj në praninë e homologëve të tij kujtoi se Kosova i ka kufijtë e vet dhe si të tillë nuk do të ndryshohen.

Nga Durrësi, dhe në praninë e kryeministrave të tjerë të Ballkanit, Haradinaj komentoi edhe njëherë deklaratate fundit rreth kufijve.

“Kosova i ka kufijtë e vet me Serbinë, me Shqipërinë, me Malin e Zi dhe me Maqedoninë. Ne i respektojmë këto kufij dhe nuk kemi nevojë për dizajnim të ri”, tha kryeministri Haradinaj.

Ky reagim i Haradinajt vjen pas intensifikimit të përpjekjeve të presidentit Hashim Thaçi për të çuar përpara idenë e tij për t'i lëvizur kufijtë.

Më herët është raportuar se propozimin e korrigjimit të kufijve që shihet si ndarje e Kosovës, e ideuar nga Thaci dhe Aleksander Vuciqi, përkrahet edhe nga Edi Rama. 

Konferenca e përbashkët e kryeministrave në Durrës 

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor kanë mbajtur një takim joformal në Durrës. Ndërsa, tash po mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

***

Në këto momente zyrtarisht ka nisur takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”, dhe i cili po mbahet në Durrës.

Aty po merr pjesë edhe komisioneri Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Disa nga temat e diskutimit në këtë takim do të jenë vizioni i përbashkët mbi strategjinë e integrimit evropian; zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale 1; marrëveshja roaming; si dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

***

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor në takimin joformal që po mbahet në Durrës.

Në këtë takim i pari ka ardhur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ai i Malit të Zi. Ndërsa, kryeministrja e Serbisë dhe ai i Bosnjës nuk do të marrin pjesë në ketë takim.

Ndërsa për kryeministrin e Maqedonisë sipas zyrtarëve për media të qeverisë shqiptare, është thënë se do të vonohet për shkak të vonesës së avionit, që ka ardhur si pasojë e motit të keq.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmen prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit.

“Sot, në Durrës, po marr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik. Angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmën prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Image

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot merr pjesë në takimin joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik, që mbahet në Durrës të Shqipërisë.

Takimi do të mbahet në rezidencën qeveritare në Durrës, duke nisur nga ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat