Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se territori i Kosovës është i paprekshëm. Ai këtë e ka thënë nga Mitrovica ku po merr pjesë në tryezën “Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi”.
“Territori i Kosovës, Mitrovica nuk do të preken, ani se Serbia synon aneksimin e Kosovës”, është shprehur Veseli.
“Fjalët se Kosova do të ndahet janë pro ruse”.
Veseli nga Mitrovica ka thumbuar rivalin politikë LDK-në, duke thënë se ka fituar zgjedhjet lokale duke përmendur idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Nënkryetari i LDK-së është ndër të parët që pati folur për Luginën e Preshevës, ide me të cilën fitoi në zgjedhjet lokale, gjë që është e pamoralshme”.
Edhe sa i përket thirrjes së një seance të jashtëzakonshme nga opozita, Veseli ka thënë: “Thirrja e kësaj seance është e rrezikshme dhe manipuluese pasi që do të duhej të flitej për bashkim dhe ko ndarje. I kemi ftuar për bashkërendim të veprimeve por ata nuk ishin të gatshëm”.