Gashi me ambicie të mëdha: Po synojmë që Kosova të njihet si shtet nga Rusia

Aktuale

Gashi me ambicie të mëdha: Po synojmë që Kosova të njihet si shtet nga Rusia

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 22:30
Dardan Gashi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka thënë se Kosova duhet të përfaqësohet nga i tërë spektri politik në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Ai ka ftuar opozitën t’i bashkohet një ekipi negociator që ka krijuar kryeministri Ramush Haradinaj, dhe të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

Opozita duhet të jetë e përfshirë edhe nëse, siç ka thënë ai, bëhet tradhti në dëm të Kosovës.

Gashi po ashtu ka thënë se synim i Kosovës duhet të jetë edhe njohja si shtet nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat