Protestuesit pozicionohen edhe në pika strategjike në Tërnavc

Aktuale

Protestuesit pozicionohen edhe në pika strategjike në Tërnavc

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 09:15
Protestuesit pozicionohen edhe në pika strategjike në Tërnavc

Ka zhvillime të reja në protestën e organizuar nga qytetarët e Skenderajt në fshatin Tërrnavc. Aty vazhdimisht është duke u rritur numri i protestuesve, derisa kanë arritur edhe forcat e KFOR-it.

Pos barrikadimeve në rrugë aty ka edhe lëvizje të njerëzve edhe në pikat strategjike në kodrat përreth të lokacionit në fjalë.

Që nga mëngjesi i hershëm i ditës së sotme qytetarë të Drenicës në shenjë protesete kundër paralajmërimit të vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë të Skenderajt kanë bllokuar rrugën në fshatin Tërrnavc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat