Flet Haradinaj: Nuk kam udhëtuar për Tiranë, ndodhem në shtëpinë time - Bota Sot
Flet Haradinaj: Nuk kam udhëtuar për Tiranë, ndodhem në shtëpinë time

Aktuale

Flet Haradinaj: Nuk kam udhëtuar për Tiranë, ndodhem në shtëpinë time

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:57
Ilustrim

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar se është nisur në takim urgjent për në Tiranë.

Haradinaj ka thënë se gjendet në shtëpinë me familje, ndërsa nesër vazhdon agjendën me punë të rregullt në zyrën e tij.

“Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë. Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyren time, me punë të rregulltë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Liderët e shtetit në Tiranë, takim urgjent me Edi Ramën

Liderët e shtetit sonte kanë udhëtuar urgjentisht për në Tiranë.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zv/kryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, do të zhvillojnë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Një takim i tillë nuk është paralajmëruar më parë ndërsa sipas mediave vendore takimi do të zhvillohet sonte dhe ka të bëjë ekskluzivisht me dialogun Kosovë-Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...