Veseli duhet të jap llogari pse nuk po e thërret seancën e opozitës - Bota Sot
Veseli duhet të jap llogari pse nuk po e thërret seancën e opozitës

Aktuale

Veseli duhet të jap llogari pse nuk po e thërret seancën e opozitës

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 12:28
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate në seancën e sotme ka thënë se pushteti me qasjen që ka, po dëshmon se nuk duan konsensus për një platformë të përbashkët për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se po qëndrojnë në seancën e sotme për shkak se pikë e rendit të ditës është rezoluta e tyre e cila kompetencat për dialogun iu kthehet Kuvendit të Kosovës.

Përgjegjësin për krejt këtë çka po ndodhë sot në Kosovës, e ka pushteti dhe presidenti, pasi e kanë nisur me arrogancë dhe nuk kanë dashur të ndërtoni kurrfarë platformë të përbashkët në Kosovë.

Molliqaj: Veseli duhet të mbaj përgjegjësi që nuk po e thirr seancën

“Kryetari i Kuvendit duhet të mbaj përgjegjësi që nuk po e thirr seancën e jashtëzakonshme që e kanë kërkuar 53 deputetë. Është papërgjegjësi totale e kryeministrit që ka ndërhyrë me thirrjen e një seance një orë para seancës së opozitës, me këtë qasje të pushtetit po tregoni që nuk doni të keni konsensus për një platformë të përbashkët “, ka thënë ai.

Sipas tij, PSD nuk do të bëhet bisht i askujt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...