Haradinaj: Nuk kam mendu me u rreh me Albin Kurtin, por nuk duroj askënd të më ofendoj - Bota Sot
Haradinaj: Nuk kam mendu me u rreh me Albin Kurtin, por nuk duroj askënd të më ofendoj

Aktuale

Haradinaj: Nuk kam mendu me u rreh me Albin Kurtin, por nuk duroj askënd të më ofendoj

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 22:23
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk mund ta respektoj Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që sipas tij, kjo parti nuk le hapësirë për respekt për shkak të mënyrës se si e bën luftën politike.

Haradinaj ka folur edhe një për një deklaratë të tij, mbi gatishmërinë e tij për t’u rrahur me secilin që e ofendon, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Mirëpo, Haradinaj sot ka thënë se ai nuk e ka menduar të rrahet ndonjëherë me dikë si Albin Kurti.

“Se kohëve të fundit u përhap fjala se do të rrehna me Albinin. Nuk kam mendu najherë mu rre me ta, sidomos jo me njerëz si ai. Por deri ku të shkojnë më kan. Në popull thojnë “qashtu ju koftë””, tha Haradinaj.

Mirëpo, tha se s’ka arsye që ta ulë kokën kur ofendohet në rrugë.

“Nuk kam arsye pse jam kryetar qeverie, me ulë kryet dhe me më sha udhës”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj ka përmendur disa raste, kur, sipas tij, është ofenduar në rrugë nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...