Ish - kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë një postim në Facebook përmes së cilit ka kujtuar dëshmorët Xhevë e Fehmi Lladrovci në përvjetorin e rënies së tyre, sot.
Ai i quajti ideatorë të luftës për liri.
“Që nga sot, Xhevë e Fehmi Lladrovci do t'i bëjnë roje Drenasit e Drenicës pasi përmendorja e tyre sot është skalitur në broz në sheshin " Fehmi Lladrovci" në Drenas. Rënia e tyre për lirinë e Kosovës është sakrifica më sublime që njeriu mund të bëjë për vendin e tij. Ata do të jetojnë përherë në zemrat tona si ideatorë e strategë të luftës e të lirisë. Vdekja për lirinë e Kosovës ishte amaneti i Fehmiut. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre”, ka shkruar ai.