Thaçi takohet me Erdoganin, për dallim nga takimet tjera këtë nuk e bën publike

Aktuale

Thaçi takohet me Erdoganin, për dallim nga takimet tjera këtë nuk e bën publike

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 08:23
Hashim Thaçi dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, ka publikuar foto dhe detaje nga takimet që po zhvillon në Nju Jork, me personalitete të ndryshme, por jo edhe takimin e tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency, ka raportuar se Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Nju Jork është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në takimin kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidenit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP Cevdet Yilmaz.

Takimi, i mbyllur për media, është mbajtur në hotelin “Peninsula”.

Në Nju Jork u mbajt seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që njëherit është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë në margjinat e kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat