Tahiri thotë se VV'ja po tregon bajraktarizëm me protestën e thirrur - Bota Sot
Tahiri thotë se VV'ja po tregon bajraktarizëm me protestën e thirrur

Aktuale

Tahiri thotë se VV'ja po tregon bajraktarizëm me protestën e thirrur

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 00:14
Protestë e kaluar

Xhafer Tahiri nga LDK-ja ka thënë se Vetëvendosje po tregon bajraktarizëm me protestën e thirrur për 29 shtator, kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për dialogim të kufijve me Serbinë.

Sipas tij, opozita është dashur të përafrojë qëndrimet më shumë dhe të shfrytëzonte veprimet tjera opozitare para se të dilte në protestë të përbashkët.

“Protesta për të qenë e suksesshme duhet të hiqet dorë nga bajraktarizmi për të organizuar protestë. Mendoj se ka pasur akoma hapësirë për të diskutuar opozita për veprimet opozitare. Të provohet mocioni. Pastaj mund të bëhej protesta. Deri atëherë shoh bajraktarizëm. E përshëndes takimin e liderëve dhe faktin që Isa Mustafa ka tejkaluar vetveten nga “inatet personale” për interes të Kosovës. Do të duhej të punonim ende për të afruar qëndrimet për protestë në mënyrë që të jetë e suksesshme. Nëse ka synim të rrëzohet qeveria s’duhet të përdoret kundër partnerëve opozitare. Kur të dalim të gjitha subjektet opozitare nuk ka më kthim prapa pa pasur zgjedhje. S’duhet t’i shfrytëzojmë institucionet që të hymë e dalim kur na pëlqen apo jo diçka”, ka thënë ai.

Ai e ka quajtur çmenduri politike idenë për të diskutuar për kufij. Ka thënë se është diskutim i pavend dhe tejet i dëmshëm për Kosovën.

“Është dëm i jashtëzakonshëm që po i bëhet të ardhmes së Kosovës. Po t’i thoshim dikujt para 20 vitesh se pas 20 vitesh do të ulej presidenti i Kosovës me presidentin e Serbisë, që është nxënës i Sheshelit, e do të diskutojnë me gërshërë për territorin e Kosovës, askush s’do ta besonte, por ja ku jemi. Kjo është çmenduri politike”, ka shtuar Tahiri.

Sipas tij, pozita nuk i ka numrat në Kuvend dhe kjo nuk i jep legjitimitet koalicionit qeverisës. Si zgjidhje ai ka thënë se vetë pozita duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja për të parë nëse sovrani i përkrah madje edhe në temën e dialogut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...