Pacolli: UNMIK-u ka luajtur rol pozitiv, por rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë

Aktuale

Pacolli: UNMIK-u ka luajtur rol pozitiv, por rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:17
Behgjet Pacolli- Rosemary DiCarlo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, është takuar me nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Amasadoren, Rosemary DiCarlo.

“Me nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo pata një takim pune, gjatë të cilit e informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i ofrova vizionin tonë për marrëdhënien e Kosovës me OKB-në. I thashë se UNMIK-u ka luajtur rol pozitiv, por tani që rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë dhe Kosova është një vend me një klimë ndër-etnike shumë të qetë, do duhet të transformohet në shtëpinë e përbashkët të misioneve të OKB-së në Kosovë”, tha Pacolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat