Albin Kurti flet për protestën e nesërme, thotë se është më e rëndësishme se zgjedhjet

Aktuale

Albin Kurti flet për protestën e nesërme, thotë se është më e rëndësishme se zgjedhjet

Nga: D.RR Më: 28 shtator 2018 Në ora: 20:29
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë një përgjigje për “Bota sot”, ku kanë mbetur më pak se 24 orë deri në protestat e organizuara nga Vetëvendosja, me qëllim rrëzimin e presidentit Thaçi.

I pyetur se a do të vazhdojnë protestat nëse kjo e 29 shtatorit nuk do të ketë efekt, Kurti ka thënë se sigurisht që ato do të vazhdojnë.

I pari i Vetëvendosjes në përgjigjen për “Bota sot” ka thënë se kjo protestë është shumë më e rëndësishme sesa të gjitha zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur në Kosovë.

“Sigurisht se protestat do të vazhdojnë nëse kjo e para nuk ka efekt, mirëpo unë mendoj se nesër do jemi zë i fuqishëm. Kjo protestë që do të mbahet nesër, do të jetë më e rëndësishme sesa të gjitha zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar në Kosovë. Madje, kjo protestë është më e rëndësishme se sa zgjedhjet e fundit të 11 qershorit”, është shprehur Kurti.

Nëser Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë protestën e thirrur në Prishtinë nga ora 14:00, e gjatë kësaj jave kanë qenë të angazhuar në të gjithë Kosovën që të ketë një mobilizim të mirë për këtë protestë.

Në anën tjetër partitë opozitare që kanë mandate në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë shprehur përkrahje për këtë protestë, me përjashtim të disa deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat