Pas valës së kritikave, Pacolli përmend krimet e Beogradit

Aktuale

Pas valës së kritikave, Pacolli përmend krimet e Beogradit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:34
Pacolli në një takim që ka zhvilluar me homologun tij leton Edgars Rinkivis

Ministri i Jashtëm i vendit Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot ka takuar homologun e tij leton, Edgars Rinkiviçs, të cilit i ka thënë se “mesazhet e Presidentit Vuçiç gjatë vizitës së tij në Kosovë, i sollën në mend krejt rajonit, historinë tonë tragjike gjatë sundimit të Milosheviqit, kur një milionë shqiptarë u përzunë brenda një nate”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

«Ne po dialogojmë me Serbinë, por mesazhet e Presidentit Vuçiç gjatë vizitës së tij në Kosovë, i sollën në mend krejt rajonit, historinë tonë tragjike gjatë sundimit të Milosheviqit, kur një milionë shqiptarë u përzunë brenda një nate », i thashë homologut tim leton Edgars Rinkivis, në përgjigje të interesimit të tij. E informova për zhvillimet e tjera në Kosovë, posaçërisht ato ekonomike. Ftova biznesin leton që është i njohur gjerësisht për të ofruar eksperiencën e vet në fusha si ato të teknologjisë së informacionit, start-up-eve, dhe sistemeve hekurudhore rajonale. E kemi të sigurt mbështetjen letone, për sfidat tona të ardhshme si Interpol dhe Frankofonia. Homologu leton, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit tonë dhe më ftoi për vizitë në Letoni. Agjenda vijon me takime shumë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat