Tri pyetjet që Daut Haradinaj ia shtroi ministrit Gashi

Aktuale

Tri pyetjet që Daut Haradinaj ia shtroi ministrit Gashi

Nga: N. Sh Më: 2 tetor 2018 Në ora: 13:47
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka parashtruar tri pyetje ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashit në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Haradinaj i ka postuar në Facebook, tri pyetjet që ia bëri minstrit Gashi, transmeton gazeta "Bota sot".

Deputeti e pyet ministritn për rregullimin e statusit juridiko financiar për Zjarrfiksat, për rritjen e pagave për Policinë si dhe për draft ligjin për pensionimin e parakohshëm.

“Ministrit ia parashtrova tri pyetje që besojë janë në interes të strukturave të sigurisë dhe emergjencave:

1) A e keni planifikuar rregullimin e statusit juridiko financiar për Zjarrfikësit e Kosovës pasi janë në gjendje jo të mirë?

2) A i keni siguruar mjetet për rritjen e pagave për policin e Kosovës?

3) Në cilën fazë të sigurimit të mjeteve jeni për ta draftuar ligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve tanë?

Në të tri këto pyetje , ministri dhe stafi i ti u zotuan se do të angazhohen maksimalisht që të gjejnë zgjidhjen e duhur për Policët dhe zjarrfikësit.

Do të angazhohem në mënyrë permanente që të përmbushet ky zotim i Kryeministrit” shkruan Daut Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat