Veseli: Asnjë ministër i PDK-së nuk është dorëhequr

Aktuale

Veseli: Asnjë ministër i PDK-së nuk është dorëhequr

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:14
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka konfirmuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk do të japë dorëheqje.

“Ai do të vazhdojë, nuk do të jep dorëheqje. Nuk do t’ia pranojmë dorëheqjen, ai do ta vazhdojë punën  e tij”, ka thënë Veseli në Zona B.

“Abelard Tahiri si ministër i Drejtësisë ka bërë një punë të dëshmuar. Reformat në sistemin e drejtësisë janë ato që më së shumti i duhen Kosovës. Është një ndër ministrat më të mirë në Qeveri”.

“Ai ka pasur një gatishmëri për dorëheqje. E kam takuar, kam biseduar me të dhe nuk ka ndonjë shkak që mund ta vejë në sfidat e reformave që duhet t’i vazhdojë”.

Sa i përket njoftimit se Tahiri do të japë dorëheqje, Veseli ka thënë se ka qenë një shqetësim i tij lidhur me procesin e reformave në Ministrinë e Drejtësisë.

“Por ai është shumë i vendosur t’i vazhdojë këto reforma dhe e ka mbështetjen e plotë. Unë e kam emëruar dhe ai do të vazhdojë të jetë ministër i Drejtësisë”, është shprehur Veseli.

Veseli ka theksuar se paralajmërimi për dorëheqjen s’ka pasur të bëjë lidhur me vizitën e Tahirit në Liqenin e Ujmanit, bashkë me presidentin, Hashim Thaçi.

“Është e kundërta, kjo nuk ka qenë arsyeja, arsyeja lidhet drejtpërdrejtë më punën dhe sfidat që i ka si ministër i Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat